Gjykata e Sarandës ka caktuar pak minuta më parë masën e sigurisë “Arrest në burg” për 36 vjecarin Sotir Çabiri të dyshuar si autor të shpërthimit me eksploziv të hotel “Bizanti” në orët e para të mëngjesit të se hënën.

Para trupit gjykues, Cabiri ka vazhduar të mbajë qëndrim mohues duke u shprehur se ndodhej në hotel për të marë dicka që kishte harruar pasi po atë ditë do te shkonte ne Angli, ndaj dhe ishte filmuar duke dalë nga objekti 3 min para shpërthimit.

Megjithatë Gjykata, edhe pse ende nuk ka prova të plota dhe bindëse për autorësinë, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë Arrest në burg. Cabiri pritet të transferohet drejt Burgut të Bëncës.

Ndërkohë sot në Sarandë kanë mbërritur inspektorë të IKMT së bashku me nje mjet cekic, për të ndihmuar në pastrimin e vendit të ngjarjes ku prej 4 ditësh ndodhen ekspertë anti-eksploziv dhe ata të policisë së Sarandës.

Burime konfidenciale bëjnë me dije se në vendin e ngjarjes është gjetur edhe nje kallëp tritoli i pashpërthyer, ndërkohë qe eskpertët vazhdojnë t’i qëndrojnë mendimit se autori ka përdorur 50 kg për shpërthim.

Madje burime bëjnë me dije se sasia më e madhe ishte vendosur në themelet e një depoje ne katin përdhe të hotelit ndërsa pjesa tjetër nëpër kollona.

Hetimet po vazhdojne intensivisht nga policia dhe prokuroria pasi ende nuk është vërtetuar plotësisht nëse autor real është Cabiri dhë nëse në ngjarje kanë vepruar me shumë se një person.