Ministri i Jashtëm i Çekisë është shprehur zyrtarisht para delegacionit shqiptar se negociatat Shqipëri-BE u hapën. “Momenti nisi”, tha ai duke njoftuar kështu hapjen e negociatave, moment që shqiptarët e kanë pritur për 6 vjet.
Fjala e tij se ‘tashmë hapen zyrtarisht negociatat e Shqipërisë me BE’, u mirëprit në të gjithë sallën, ku të pranishmit duartrokitën.
Këtë proces, Rilindja në Shqipëri do e trumpetojë si një arritje madhore, por shihet qartë që rruga drejt anëtarësimit në BE është shumë larg.
E themi këtë, pasi vendi ynë, priti 6 vite për hapjen e negociatave, ndërsa procesi i anëtarsimit do kërkojë më shumë kohë.