Debati për cilësinë e ujit të pijshëm në kryeqytet është një çështje që merr herë pas here vëmendjen e opinionit publik për shkak të denoncimeve dhe kundër reagimeve që vijnë nga autoritetet që deklarojnë se uji në rubineta është i pijshëm dhe brenda standardeve.

Një mendim për këtë çështje e ka dhënë edhe një eksperte.

“Uji është i pijshëm, por kjo nuk do të thotë që është i mirë. Mund të kesh probleme shëndetësore, por nuk është se është vdekjeprurës.

Ndaj qëllojnë në linjën e hollë, bëjnë analizën, del i pijshëm”-tha Korançe.