Një informacion ka rënë në dorën e Policisë, lidhur me një grup që kishte planifikuar të ekzekutonte ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.
Sipas burimeve, mësohet se një grup i rrezikshëm, të cilin Nano e hetoi kur ishte kreu i anti-terrorit, kishte planifikuar eliminimin e tij.
Ngjarja mësohet se është regjistruar rreth 3 muaj më parë. Gledis Nano nuk është vënë në dijeni nga Policia lidhur me këtë ngjarje dhe madje ndaj Nanos e familjes së tij nuk janë shtuar masat mbrojtëse nga policia.
Kujtojmë që Nano u shkarkua si drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit më 31 gusht 2022 vetëm pas 10 muajsh në detyrë, me argumentin e qeverisë se nuk kishte realizuar objektivat.