Detaje të reja janë zbardhur nga zhdukja e shqiptares Artemis Vaaili ne shtetin grek.

Avokatit të familjes i është dërguar një letër anonime nga një person që shkruan se vajza është gjallë dhe se mbahet nga dy vrasës kundër dëshirës së saj që e zhvendosin herë pas here duke zhdukur gjurmët.

Mesazhi ka gëzuar shumë familjarët e 19-vjeçares shqiptare e cila u zhduk, ajo u pa duke pritur në stacionin e dytë të Atikës në Koropi.

“Kushtojini vëmendje këtij informacioni, është serioz. Artemis Vasilis është gjallë. Ajo po mbahet kundër dëshirës së saj nga dy burra. Herë pas here ajo transferohet në një lokacion tjetër dhe një lëvizje e tillë ishte bërë pak ditë më parë për faktin se çështja ishte rihapur dhe shfaqur në kanale”, shkruhet në letër.