Një 30-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë, pasi ka ngacmuar të dashurën e një egjiptiani.

Atë e kanë rrahur në qëndër të Athinës me shkopinj e po kështu e kanë goditur me thika. Më tej ai është transportuar për në spital, por për fat të keq nuk ia ka dalë dot mbanë, raportojnë mediat greke.

Viktima, teksa ndodhej në ballkonin e një hoteli, foli me partneren e njërit prej sulmuesve, me origjinë egjiptiane.

Më pas i ka kërkuar të flasë dhe 30-vjeçari ka zbritur në rrugë e për pasojë janë kapur për dore. Në sherr janë përfshirë edhe dy persona të tjerë.

Të gjithë menduan se ngjarja përfundoi aty por nuk ishte kështu… Pak më vonë, 30-vjeçari ishte duke ecur në sheshin Karaiskaki dhe u sulmua nga tre shokë të tjerë të egjiptianit. Njëri e goditi me thikë dhe shqiptari u dërgua në spital.

Punonjësit e policisë morën rastin dhe arritën të identifikojnë personat e përfshirë. Hetuesit kanë lëshuar gjashtë urdhër-arreste dhe pasditen e së premtes janë lokalizuar dhe arrestuar pesë persona.

Të arrestuarit janë dërguar në Prokurorinë Penale.

Për hetimin e rastit janë shfrytëzuar provat dhe të dhënat e mbledhura nga vendi i ngjarjes, dhe në kombinim me deklaratat e dëshmitarëve janë identifikuar të dhënat e të gjashtë personave të përfshirë në vrasje.

Çështja e ngritur ndaj tyre iu dorëzua Prokurorit të Rrethit të Athinës.