Një tjetër viktimë me origjinë shqiptare është identifikuar sot nga autoritetet greke.
Studentja Klaudia Lata që jetonte në Larisa ka humbur jetën nga përplasja dhe zjarri që shpërtheu në tren.
Studentja hipi në tren nga Athina, pasi tre ditët e karnavalit i kishte kaluar në Patra dhe po kthehej në shkollën e saj.
Familja Lata ka njoftuar humbjen e Latës. Shpresat që vajza e tyre të ishte ndër të mbijetuarëve ishin shuar. Megjithatë ekipet e shpëtimit po bëjnë të pamundurën për të gjetur të gjithë të humburit.