Bordi i Transparencës ka komunikuar sot çmimet e reja të karburanteve. Mësohet se është rritur çmimi i naftës dhe benzinës.

Bordi ka vendosur të rrisë naftën me 7 lekë dhe benzina me 4 lekë. Ndërkohë gazi do të tregtohet me të njëjtin çmim, 80 lekë për litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi në datë 04 Mars 2023, ora 18.00.

Sipas Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, vendimet e Bordit të Transparencës, janë si rezultat i lëvizjes së çmimeve në bursën Platts Mediteran.