Një 60-vjeçar shqiptar është dënuar me katër muaj e dhjetë ditë burg në Greqi, pasi akuzohet për vjedhjen e shtatë byrekëve të ëmbël në një supermarket.
Sipas mediave greke ngjarja ka ndodhur të premten e kaluar në një supermarket në Lagadas, Selanik.
Shqiptari thuhet se ka vjedhur 7 byrekë të ëmbël me vlerë totale 15.26 euro, nga të cilat njërën e futi poshtë rrobave dhe pjesën tjetër në një çantë.
Një punonjës i biznesit kishte njoftuar policinë dhe në vendngjarje shkuan dy policë.
Kur policia ka mbërritur në supermarket 60-vjeçari me origjinë nga Shqipëria nuk ka pranuar të kontrollohet, duke thënë gjëra të pakuptueshme.
Avokati i 60-vjeçarit tha se vjedhja e tij është kryer pa vetëdije të plotë, pasi përmendi një problem që i kishte ndodhur vitet e fundit në kokën e tij.
Ky pretendim është konfirmuar nga i afërmi i tij dhe punëdhënësi i tij, të cilët janë marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarëve.
Ata deklaruan se i akuzuari ka punuar për më shumë se 25 vjet në një fabrikë djathi, nuk ka shkaktuar asnjëherë probleme për policinë dhe është paguar në mënyrë të kënaqshme.
Shqiptari gjatë kërkimit të faljes tha se ai kishte ndërmend t’i paguante byrekët.
Në gjykatë ai u shpall fajtor, por pasi apeloi vendimin 60-vjeçari u la i lirë.