Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Selanik të Greqisë ku një grua zbuloi se ishte martuar me një burrë të panjohur. 31 vjeçarja ndodhej në prag të martesës me të dashurin e saj por u përball me diçka që askush nuk do ta kishte imagjinuar. Ajo rezultonte e martuar me një shtetas shqiptar.
Sipas asaj që raportojnë mediat greke, “burri” i saj shqiptar ka ndërmarrë veprime të paligjshme për marrjen e lejes së qëndrimit në Greqi. Sipas avokatit të saj, 31-vjeçarja greke ishte viktimë e një mashtrimi, pasi shqiptari ka përdorur të dhënat e saj të identitetit për t’u martuar.
Si ka ndodhur ‘martesa’?
Më 16 shkurt të këtij viti, i fejuari i vajzës ka bërë denoncim në polici për një vjedhje në shtëpinë e tyre. Gjërat e vjedhura përfshinin edhe portofolin e të fejuarës së tij me ID dhe të gjitha të dhënat e saj. Gruaja planifikonte të martohej në gusht por dasma është shtyrë për shkak se duhet të divorcohet.