Të paktën 170 persona përbëjnë “klientelën” e një organizate kriminale, e cila merret me trafikun e drogës në Ierapetra dhe zona të tjera të Lasithit.
Banda u çmontua pas një operacioni të gjerë nga EL.AS, pas shumë muajsh hetime dhe monitorimesh të anëtarëve të saj.
Operacioni nisi në orën 05:00 të mëngjesit të së premtes, 24 nëntor. Policia greke kontrolloi me tre qen nuhatës shtëpi, makina, sera dhe biznese të mbajtura nga të dyshuarit në Ierapetra dhe jashtë saj.
Gjatë hetimeve janë sekuestruar sasi heroine dhe kokainë, 6790 euro nga shitja e drogës, gjashtë celularë dhe një makinë. Pesë shqiptarë ranë në pranga, shkruan protothema.gr.
Pesë shqiptarët e moshës 33, 29, 28, 25 dhe 35 vjeç janë ndaluar deri në përfundimin e hetimeve paraprake dhe më pas do të dërgohen në Prokurorinë e Kundërvajtjes së Lasithit me akuzën e krijimit dhe pjesëmarrjes në organizatë kriminale dhe trafik droge.