Konflikti mes dy shqiptarëve në Selanik ka përfunduar në përplasje me armë zjarri.

Mediat greke shkruajnë se ndodhi jashtë një lokali, ku gjatë një sherri, njëri nga të përfshirët nxori armën dhe qëlloi në këmbë bashkëatdhetarin.

Pas të shtënave autori, i cili sipas mediave greke është me origjinë shqiptare, u largua nga vendi i ngjarjes.

Policia po punon për arrestimin e tij.

Ndërkohë, shqiptari tjetër i plagosur ndodhet në spital.