Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë fundjavës në Greqi, ku një 55-vjeçar shqiptar ka rënë nga lartësia e pallatit ku punonte dhe ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e së shtunës në rrugën kryesore të Chalkida, në Avenue Venizelou.

Në rrethana ende të paqarta, ndërtuesi 55-vjeçar shqiptar, ka rënë nga skela në asfalt duke gjetur vdekjen.

55-vjeçari u transportua me urgjencë në spitalin e Kalkidës, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra duke ndërruar jetë.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së 55-vjeçarit.