Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Selanik, Greqi.
Mediat greke raportojnë se shqiptari kishte mashtruar një grua 55-vjeçare, duke i vjedhur 98.528 euro me pretekstin e një investimi.
Ai ka mashtruar gruan duke i thënë, se paratë do të jenë për një investim goxha të mirë.
55-vjeçarja ka menduar se shqiptari do të investonte paratë e saja në kriptovaluta, duke bërë kështu të jepte shumën e majme të parave.
Shqiptari u arrestua nga policia me akuzën e mashtrimit kompjuterik i kryer në bashkëpunim.