Një 47 vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia greke në Volos, pasi akuzohet për dhunë në familje.

Mësohet se pas një debati që ai ka patur me vajzën e tij të mitur e ka nxjerrë këtë të fundit jashtë banesës dhe nuk e ka lejuar të futet më.

Në këtë moment ka ndërhyrë gruaja e tij, të cilën ai ka nisur ta dhunojë, duke e kapur dhe prej flokësh. Pas denoncimit nga bashkëshortja dhe vajza ai u arrestua nga policia.

Sipas  hetimeve rezulton se 47-vjeçari ka pasur probleme të shpeshta me alkolin, ndërsa nuk është hera e parë që dhunon familjarët e tij.