Oficerët grekë kanë vënë në pranga një nga shqiptarët, që qëlluan me armë tre grekët para një lokali në orët e para të mëngjesit në një zonë të quajtur Gazi në Athinë.

Sipas mediave greke, i arrestuari dyshohet se është bashkëpunëtori i personit që ka qëlluar me armë ndaj grekëve.

Ai është një 33-vjeçar me origjinë shqiptare dhe pritet të akuzohet për bashkëpunim në tentativë vrasje.

Autorët janë identifikuar dhe mësohet se janë të përfshirë me rrjetet kriminale, që operojnë në një zonën të gjerë, dhe gjithashtu njihen si pjesë e bandës kriminale “Luanët”.