Autoritetet greke kanë goditur një bandë shqiptare në Greqi.

Grupi me katër anëtarë është shkatërruar plotësisht teksa ka çuar në pranga pjesëtarët.

Mediat greke raportojnë se trafikantët shqiptarë fshiheshin në dyqanin e mishit e vendosur në qendër të Athinës, në zonën e madhe tregtare “Barbakios”.

Autoritetet helene kanë vënë në pranga katër shtetas shqiptarë të moshës 26, 35, 38, 48 vjeç dhe kanë sekuestruar 5 kg e 775 gram marijuanë, 70 gr kokainë, 11355 euro, tre celularë dhe një peshore elektronike në cilësinë e provës materiale.