Ka marrë fund arratia e një shtetasi shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim pasi akuzohet si autor i një vrasje.

Mediat e huaja raportojnë se shqiptari kishte gjetur strehë në ishullin grek, pasi prej vitesh ishte shpallur në kërkim për vrasje dhe dënuar nga autoritetet greke 8 vjet e 6 muaj burg.

Bashkë me të, u arrestuan edhe tre persona të tjerë, një 36-vjeçar dhe dy vajza të moshës 23 dhe 26 vjeç, të përfshira në trafikun e drogës.

Gjatë kontrollit efektivët e policisë i gjetën dhe sekuestruan të riut një pistoletë, gëzhoja dhe një thikë.