Është vetëdorëzuar një tjetër person në Policia që ishte në kërkim për vrasjen e 40-vjeçarit shqiptar, Pëllumb Islami.

Sipas medeive greke bëhet fjalë për një një 33 vjeçar shqiptar Olsian Murrizi alias Ernest Murrizi, i cili është paraqitur në Policinë e Athinës.

Ky shtetas është një nga shtatë personat ndaj të cilëve është lëshuar urdhër arresti, lidhur me ngjarjen e 21 shkurtit kur në një lokal në “Nea Ionia” në Athinë u ekzekutua 40 vjeçari nga Delvina.

“Në mëngjesin e sotëm, një 33-vjeçar i huaj është paraqitur në mënyrë spontane në Departamentin e Krimeve të Jetës në DAA. dhe u arrestua me urdhër të ekuipazhit për vrasjen e një 40-vjeçari shqiptar e kryer në orët e mbrëmjes të datës 21.02.2023 brenda një dyqani në Nea Joni”, njofton Policia e shtetit grek.