Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku ka humbur jetën një 30-vjeçar shqiptar në një aksident në Patra.

Mediat greke bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Patra, teksa shqiptari ishte nisur për në punë.

30-vjeçari ishte duke lëvizur me motor, ku për shkaqe që nuk dihen ende është përplasur me pjesën e prapme të një makine.

Nga aksidenti i riu, babai i një fëmije të vogël, ka goditur fort kokën.

Ndonese shqiptarit iu ofrua ndihma e parë, ai ndërroi jetë në vendin ku ndodhi aksidenti.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.