Komiteti Kombëtar i Vaksinimit në Greqi ka miratuar injektimin e dozës së katërt të vaksinës kundër koronaviruasit për personat me imunitet të dobët.
Ekspertët e komitetit të Vaksinimit vendosën që doza e katërt të merret 6 muaj pas dozës së tretë.
Doza e katërt e vaksinës do të bëhet për pacientët me probleme me sëmundjet e gjakut, kancerin, sistemin e dobët imunitar, personat që vuajnë nga reumatizma dhe ata që me insuficiencë renale në veshka.
Një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë tha se logjistika për aplikimin e dozës së katërt te personat me sëmundje të rënda është gati dhe se ende nuk ka një plan për vaksinimin e të gjithë popullatës me dozën e katërt.
Qeveria nga ana tjetër është duke konsideruar shtrëngimin e masave kufizuese si pasojë e përhapjes së variantin të ri të koronavirusit, Omicron.
Më herët, dozën e katërt e ka miratuar edhe Izraeli. Në 24 orët e fundit në Greqi, u regjistruan mbi 27 mijë raste të reja pozitive me koronavirus dhe 85 humbje jete.