Një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar sot në Kefalonia, Greqi.

50-vjeçari akuzohet për veprën penale “Rrëmbim” dhe “Krime kundër familjes”.

Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, shqiptari u pikas nga oficerët e policisë, të cilët kontrolluan dhe konstatuan se ndaj tij kishte një urdhër-arresti ndërkombëtar.

Pas arrestimit, 50-vjeçari u dërgua në Prokurorinë Penale të Kefalonisë, ku më pas pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë.