Policia greke ka mundur të sekuestrojë mbi 42 kg marijuanë në Selanik dhe në pranga ka rënë një 31-vjeçar shqiptar.

Raportohet se nga kontrolli i kryer në automjetin e të riut me iniciale I.X.E., u gjetën 2 çanta me 40 pako kanabis të papërpunuar, me peshë totale 42 kilogramë e 700 gramë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e tij në Selanik u gjet dhe një sasi tjetër marijuane.

Po ashtu u sekuestrua automjeti i transportit, 1 celular me 1 kartë SIM dhe 55 euro.