Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Heraklion të Kretës mbrëmjen e djeshme, e cila përfundoi me arrestimin e një 25-vjeçari shqiptar.
I riu dyshohet se ka rrahur me shkelma dhe grushta në kokë dhe fytyrë të dashurën e tij, po nga Shqipëria në banesën e saj.
Sipas mediave greke, 25-vjeçari ka shkuar tek rezidenca studentore ku jetonte partnerja e tij. Më pas e ka sulmuar në banesë duke e goditur me shkelma dhe grushta.
24-vjeçarja duke dashur të vetëmbrohet e ka shtyrë shqiptarin drejt ballkonit duke mbyllur derën.
Më pas shqiptari është hedhur nga ballkoni në tokë, duke marrë disa lëndime dhe është larguar nga zona.
Ai shkoi në spital për ndihmën mjekësore, më pas policia regjistroi një kallëzim ndaj tij për dhunën në familje dhe është vënë në pranga.