Një 16 vjeçar është në mesin e pesë shqiptarëve që humbën në aksidentin tragjik në Greqi pasditen e së martës.
Bëhet fjalë për meshkuj të moshës 55, 50, 19 dhe 16 vjeç ndërsa personi i pestë nuk është identifikuar ende. Sipas mediave greke, ata ishin punonjës sezonalë që punonin në fermat e zonës.
Ngjarja ndodhi në Edesa. Automjeti me targa shqiptare ka dalë nga korsia në rrethana ende të paqarta dhe ka hyrë në korsinë e gabuar duke u përplasur me një kamion.
Tregues i ashpërsisë së përplasjes është fakti se e vetmja pjesë e makinës që ka mbetur e paprekur ka qenë bagazhi.