Një 52-vjeçar shqiptar I akuzuar për tentantivë vrasje, është dënuar me 12 vite burg nga gjykata e Volos në Greqi.

Shqiptari akuzohet se ka tentuar të djegë ish-bashkëshorten e tij duke i hedhur benzinë, teksa  ishte duke dalë nga makina me djalin e tyre 17-vjeçar.

Ngjarja sipas mediave greke raportohet të ketë  ndodhur në vitin 2022.

Reagimi i djalit ka frenuar shqiptarin, ndërsa nëna ka mundur të largohet dhe të shkojë në polici.

52-vjeçari në dëshminë e tij  ka pretenduar se nuk kishte ndërmend që t’i vinte flakën ish-gruas, por kjo e fundit ka thënë se i është afruar teksa mbante kapuç dhe doreza si edhe dy çakmakë në duar.