Një 15-vjeçar shqiptar ka përjetuar momente tmerri mbrëmjen e së premtes në sheshin Karamalaki në Agios Panteleimonas, Athinë, kur është sulmuar nga tre persona.
Sipas informacioneve, tre personat e panjohur kanë kërcënuar me thikë 15-vjeçarin duke i kërkuar që t’u jepte celularin.
Kur ka refuzuar, është përballur me ashpër me ta, të cilët e kanë plagosur me thikë në këmbë.
Pas plagosjes, 15-vjeçari është dërguar në spitalin e fëmijëve “Agjia Sofia”, ku i është dhënë ndihma e parë dhe më pas ka dalë nga spitali.