Sondazhi i çelur nga Jugulajm.net pese dite me pare, nxori fitues me nje diference te ngushte votash kryebashkiakun aktual gjirokastrit Flamur Golemi, i cili kishte perballe gazetarin investigativ Telnis Skuqi.

Ky i fundit ishte nje sfidant jo pak i forte per Golemin po te kemi parasysh, se Skuqi eshte nje nder zerat opozitar ne Gjirokaster dhe mjaft aktiv ne denoncimin e aferave korruptive te qeverise se Rilindjes ne 10 vjet pushtet. Ne sondazhin kater ditor te publikuar ne faqen tone, kane votuar gjithsej 368 persona te cilet nuk kishin mundesi rivotimi apo diktim te rezultatit permes formave pirate kompjuterike.

Votat kane qene te pasterta dhe te identifikuara me IP perkatese nga smartfoni apo kompjuteri dhe cka eshte me e rendesishme, sondimi tregoi edhe nje here qe Gjirokastra nuk ndryshon ne bindje edhe sikur perballe kandidatit socialist, te zbriste nga qielli vete Mesia.

Nga votimi Flamur Golemi ka marre 186 vota ose 51% ndersa kundershtari i tij Telnis Skuqi ka marre 182 vota ose 49%. Te henen Jugulajm.net cel nje tjeter sondazh ku perballe Flamur Golemit, do te jete nje figure nga shoqeria civile dhe aktivist i rrjeteve sociale emri i te cilit do te jepet vetem ne celje te sondazhit.