Një aksident është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Mësohet se një 15-vjeçare e cila ishte në ekskursion me shkollën është goditur nga një motor elektrik.

Më tej bëhët me dije se vajza është dërguar urgjentisht në spitalin rajonal për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Policia është në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.