Gjykata e Lartë i ka refuzuar rekursin ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, i cili kërkonte një masë sigurie më të butë se ajo e arrestit me burg.
Ish-ministri kishte kërkuar përmes avokatëve të tij mbrojtës, ndryshim të masës “arrest në burg” të Apelit të Posaçëm të dates 2 janar.
Gjykata e Lartë nuk pranoi rekursin, duke lënë në fuqi masën “arrest në burg”.
Koka u arrestua në dhjetor për aferën e inceneratorëve. Ndaj tij rëndojnë disa akuza si ajo e korrupsionit dhe e shpërdorimit të detyrës.