Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka shtyrë vendimin për ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi.
Mësohet se shkak i kësaj shtyerje u bënë konkluzionet përfundimtare të mbrojtjes, ndërsa vendimi pritet të jepet më datë 2 qershor në orën 13:30.
Kujtojmë këtu se për ish-drejtorin e RTSH-së, SPAK-u kërkoi dënimin e tij me 1.8 vite burg.
Ndërsa për dy të pandehurit e tjerë SPAK-u kërkoi dënimin me 1 vit burg.