Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, mbështetëse e orëve të para të Komisionit të Rithemelimit të PD-së, e ka demaskuar sot z. Elmi Berisha, kreun e Federatës pan-shqiptare në Amerikës, “Vatrës” për propozimin e kolonel Dritan Demirajt për President të Republikës së Shqipërisë.

Në një këndvështrim krejt ndryshe nga ai i z. Elmi Berisha për figurën e Demirajt, znj. Kokalari ka hedhur dyshime të forta në radhë të parë nëse vërtet kryetari i “Vatrës” përfaqëson në masë shqiptarët e Amerikës dhe së dyti, për figurën e kolonelit Demirajt, që dikur ka shërbyer si ish-Ministër i Brendshëm i vendit.

Ja mesazhi i plotë i Kokalarit:

E kuptoni tani pse s’e marrim më seriozisht Vatrën?! Boll me këtë skandal! Elmi Berisha, votat për nenin që ta zgjat afatin ty si kryetar nga një vit në katër vjet, janë vënë në dyshim. Na thuaj pak, i ke falsifikuar? Përgjigju njerëzve!

Dhe Dritan Demiraj është njeriu më ordiner dhe vulgar që kemi në komunitet.

Kam një teks msg. të gjatë që Demiraj i ka dërguar Lul Bashës, ditën që unë i dola në krahë Sali Berishës. Teksti qe i mbushur me gënjeshtra dhe fyerje. Do ta publikoj nëse është e nevojshme.

Lul Basha, atë tekst ia dërgoi shumë njerëzve dhe Salianji, fyerjet e tij i kishte bazuar pikërisht në atë tekst msg. Demiraj nuk është i denjë për asnjë detyrë publike, jo më për President. Por turpi bie mbi ty personalisht dhe Vatrës që e keni kthyer në klub fshati.

Dhe boll gënjyet për gradat e Demirajt nga DASH. Janë pallavra!

I dashur Elmi Berisha, të sugjeroj ta tërhiqni këtë budallallëk menjëherë, ndryshe do t’i bashkohem atij grupi që kanë kohë që ju luftojnë dhe deri tashti i kam shmangur për punë kohe.

Ia keni shkatërruar dinjitetin “Vatrës”. Turp! Dhe që të jemi të qartë, Demiraj ka bërë luftë me Bashën kundër Sali Berishës këto muajt e fundit. Tashti i dërgoni Alfons Grishajn, Doktorit në zyrë.

Me kë talleni ju?! Hipokrit!! Anëtarët e vjetër të “Vatrës” janë me Sali Berishën. Ju të tjerët jeni individë që s’keni asnjë lidhje me “Vatrën”, as nuk e kuptoni, as nuk e mbroni, thjesht e përdorni!