Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në ngarkim të shtetasit B. L., 22 vjeç, pasi u kap në lagjen “Zinxhira”, me disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.