Tre te mitur gjirokastrite jane proceduar nga Policia e Shtetit, pasi kane thyer dyert, dritaret dhe me pas kane vjedhur materiale sportive ne shkollen “Bilal Golemi” tek ”Ura e Kardhiqit’.
Njoftimi i policise:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për shtetasit e mitur D.B., A.B. dhe H.N., banues në Gjirokastër, pasi në ‘Urën e Kardhiqit’, Gjirokastër, në Shkollën “Bilal Golemi” kanë dëmtuar një nga dritaret, disa dyer dhe kanë vjedhur materiale sportive.