Në qytetin e Gjirokastrës ashensori i një pallati është përfshirë nga flakët.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18.00 të ditës së sotme ne një pallat në lagjen “Kodra e Shtufit” kur në ashensorin e bllokuar në katin e parë janë shfaqur flakët.
Në momentin e zjarrit brenda ashensorit nuk ndodhej njeri.
Zjarri dhe tymi kanë shkaktuar frikë dhe panik tek banorët e pallatit, ndërsa është dashur ndërhyrja e Shërbimit Zjarrfikës për shuarjen e zjarrit.
Ashensori nuk përdorej prej disa muajsh nga banorët, ndërsa dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike në brendësi të ashensorit të pallatit.