Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. M., 22 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ditën e djeshme, në rrugën “18 shtatori”, automjeti që drejtonte 22-vjeçari, ka aksidentuar një 12-vjeçare (këmbësore), banuese në Gjirokastër, e cila është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.