Një sasi prej 48 kg kokainë është sekuestruar në portin e Hamburgut nga policia gjermane.

Kokaina vinte nga Amerika e Jugit sipas zyrës së hetimit doganor, ndërsa dyshohet se koka e grupit që merrej me transportin e lëndës narkotike është një shqiptar.

Në momentin e zbulimit të kontenierit me kokainë, policia ka arrestuar 6 persona të implikuar në këtë veprimtari kriminale si dhe ka ushtruar kontrolle në 14 prona që dyshohet se të arrestuar ruanin lëndën narkotike.

Gjatë kontrolleve në këto prona, mësohet se janë sekuestruar 160 gramë kanabis, peshore precize, makineri izolimi me vakum, steroid anabolikë, telefona celularë të ndryshëm, kompjuterë dhe mjete ruajtjeje si dhe dokumente transporti për kontejnerë dhe dokumente të tjera si provë.

Gjithashtu janë sekuestruar tre makina, llogari të ndryshme, 900 euro cash dhe një orë e cilësisë së lartë.

 Hetimet e mëtejshme nga Zyra e Hetimit Doganor të Hanoverit janë në vazhdim.