Ditën e sotme, është gjendur i vetëvarur një 44-vjeçar.
Burimet bëjnë me dije se 44-vjeçari është shpallur në kërkim rreth 25 ditë më parë.
Ai ishte me origjinë nga Mokrra e Pogradecit dhe ka kryer aktin e rëndë të vetëvarjes në banesë në fshatin e origjinës.
Sipas informacioneve, 44-vjeçari nuk ka patur probleme të shëndetit mendor, ndërsa kanë nisur hetimet lidhur me ngjarjen.
Policia e Pogradecit ndodhet në vendin e ngjarjes për të pyetur dëshmitarë, ndërsa trupi do të çohet në morg për kqyrje.