Një 66-vjeçar me iniciale Sh. Ç është gjetur pa shenje jete në fshatit Hoçisht në Devoll.
Nga këqyrja e jashtme e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
66-vjeçari mund të ketë humbur jetën, për shkaqe natyrore.
I moshuari kishte 3 ditë që kishte humbur lidhjet me familjarët.
Njoftimi: Devoll/Informacion paraprak
Më datë 09.02.2024, rreth orës 12:55, në afërsi të fshatit Hoçisht, Devoll, është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. Ç., 66 vjeç, banues në fshatin Përparimaj, Devoll.
Nga këqyrja e jashtme e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Nga verifikimi i kryer rezulton se ky shtetas është larguar nga banesa më datë 06.02.2024.
Paraprakisht dyshohet se 66-vjeçari mund të ketë humbur jetën, për shkaqe natyrore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.