Një trup i pajetë është gjetur pasditen e kësaj të hëne në Pogradec në rezervuarin e fshatit Grabovicë.

Viktima është identifikuar si shtetasi me iniciale, E. A., rreth 60 vjeç, i cili dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

“Më datë 14.08.2023, rreth orës 15:33, në rezervuarin e fshatit Grabovicë, Pogradec, është gjetur i mbytur shtetasi E. A., rreth 60 vjeç, banues në fshatin Leshnicë, Pogradec, i cili dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune”,- njofton Policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.