Gazetarja Anduena Llabani tha në “Now me Erla Mëhillin”, në Euronews Albania se në javët në vijim do të kemi zhvillime të reja sa i takon çështjes për të cilën akuzohet bashkëshorti i Olta Xhaçkës.

Ajo tha se ish-kryetari i Himarës, Jorgo Goro i cili është i përfshirë në këtë çështje, mund të arrestohet.

Në fakt për zonjën ministre dhe për bashkëshortin e saj nuk është surprizë vendimi i sotëm, kanë katër ditë që kanë shkuar letrat.

Oficerët kanë bërë punën e tyre, kanë shkuar pranë zyrave ku punon bashkëshorti i zonjës Xhaçka, kanë vënë në dispozicion të gjithë materialin, kanë kërkuar infiormacione edhe të mëparshme të të gjitha kontratave që janë marrë dhe të gjitha letrave që ai ka patur në lidhje me investimin që do të bënte në zonën e jugut të Himarës. Në fakt aty është një ndërtim, ku janë hedhur bazamentet.

Mesa duket e mesa kemi informacion kjo tokë do i kalojë shtetit, do i hiqet Artan Gaçit si investitor strategjik.

Padia që ka bërë i pandehuri i arrestuar Fredi Beleri ka qenë një indice për hetimet e SPAK por i gjithë dokumentacioni dhe informacioni që SPAK ka arritur të mbledhë deri më tani kanë çuar në një skemë ku zoti Gaçi ka përfituar këtë lloj prone në kundërshtim me shumë ligje.

Këtu është i përfshirë edhe ish-kryetari i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro si dhe Foto Mëhilli. Ata janë marrë në pyetje dhe kanë dhënë dëshmitë e tyre.

Nuk është çudi që shumë shpejt SPAK të arrijë në urdhra-arresti për këtë rast, mund të kemi ish kryetarin e Bashkisë, Jorgo Goron, në javët që vijnë do kemi zhvillime”,-tha gazetarja.