Një punonjësi të Gardës së Republikës në Tiranë i është vjedhur arma e tij e shërbimit.

Sipas denoncimit që bëri në polici, ai shprehet se disa persona të paidentifikuar i kanë hyrë në shtëpi dhe i kanë vjedhur armën.
Njoftimi i policise:

Në Komisariatin e Policisë Nr. 1, është paraqitur shtetasi Dh. P., 36 vjeç, banues në Tiranë (punonjës i Gardës së Republikës), i cili ka kallëzuar se shtetas të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e tij dhe i kanë vjedhur armën e shërbimit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.