Botërorit po i vjen fundit. Ditën e sotme Kroacia dhe Maroku do të zbresin për herë të fundit në fushën e blertë në Katar. Sfida e vlefshme për vendin e 3-të do të startojë në orën 16:00, në stadiumin “Khalifa International”.

Dy trajnerët e ekipeve në deklaratat e tyre kërkuan që të mbyllin me fitore aventurën e tyre në Kupën e Botës. Maroku arriti të bëjë historinë me kualifikimin e arritur për në fazën gjysëmfinale dhe një fitore në mbrëmjen e sotme do të thonte shumë. Kroacia surprizoi të gjithë me arritjen në gjysëmfinale, ku mundi pretendentët absolut të këtij Botërori, Brazilin.

Marok-Kroaci 16:00

Formacionet e mundëshme:

Maroku: Bono; Hakimi, El-Yamiq, Dari, Attiyat-Allah; Ounahi, Amrabat, Amallah; Ziyech, En-Nesyri, Boufal.

Kroacia: Livakovic; Stanisic, Lovren, Gvardiol, Sosa; Modric, Jakic, Kovacic; Vlasic, Kramaric, Perisic.