Këtë fundjavë ngre siparin “Abissnet Superiore”.

Çështja e të drejtës televizive është zgjidhur dhe nesër hidhet firma në kontratë për transmetimin e ndeshjeve të sezonit të ri të kampionatit elitar të futbollit shqiptar dhe të Kupës së Shqipërisë.

Përballjet do të transmetohen në ekranin e “MCN TV”-së dhe të platformës “TIBO”.

“MCN TV” ka krijuar një përvojë pozitive në transmetimin e ndeshjeve, teksa ka qenë kanali në të cilin sportdashësit shqiptarë kanë ndjekur rrugëtimin e Partizanit dhe të ekipeve të tjera të Superiores në Europë.

Ky kanal do të transmetojë 2 takime në javë, ndërsa pjesa tjetër e dueleve do të përcillen te tifozët përmes “TIBO”-s.