Panajot Kaleshi, 41-vjeç, nga fshati Livadhja i Bashkisë Finiq, është zhdukur prej 31 marsit dhe kërkohet nga familjarët e tij në Greqi.

Fotografia e tij është shpërndarë në rrjet për të kërkuar ndihmë.

Ai kishte shkuar me nënën e tij në Platamona, Pire për të blerë disa mobilje për banesën e tyre.

U shkëput për pak ëaste nga e ema për të shkuar në një kioskë aty pranë dhe prej atij momentin nuk u kthye më.

Në momentin e zhdukes ai kishte veshur xhup të zi, bluzë blu të errët, xhinse blue të errëta dhe kepucë të zeza.

Sipas njoftimit të familjarëve, jeta e tij ndodhet në rrezik.