Gjykata e Beratit ka lënë në burg babanë dhe gjyshen e një 10-vjeçari, të cilët e shfrytëzonin të miturin për të përfituar nga klikimet në rrjetin social Tik-Tok.

I ati i djalit Armando Kumaraku ka lënë ambientet e gjykatës i qeshur.

Gjyshja 66-vjeçe në gjykatë mohoi akuzat.

“Jam një nënë heroinë”, kështu ka deklaruar Natasha Kumaraku, pasi ka dalë nga gjykata.

Denoncimi për këtë rast, u bë nga mamaja e të miturit, pasi kishte konstatuar se djali i saj përdorej në rrjetet sociale nga gjyshja 66 vjeçare dhe babai 44 vjeçar të cilët i kërkonin të fliste me fjalë banale në mënyrë që të përfitonin nga klikimet.