Një zjarr ka shpërthyer ditën e djeshme në një peshkatore në proçes riparimi në portin detar të Durrësit.
Zjarri i fuqishëm shpërtheu në mjediset e brendëshme dhe në kuvertën e anijes, duke alarmuar te gjithe punonjesit e portit.
Është dashur ndërhyrja e 3 mjeteve zjarrfikëse për të neutralizuar zjarrin.
Rreziku i shpërthimit të anijes ishte i madh për shkak të presionit të gazrave të grumbulluar në mjediset e brendëshme por edhe për shkak të vapës së madhe.
Kur u mendua se zjarri ishte shuar ai shpërtheu sërish pas rreth 30 minutash.
Sërish u rindërhy dhe zjarri u shua. Fatmirësisht nuk pati njerëz të dëmtuar.
Ngjarja në territorin e ish kantierit detar në portin detar të Durrësit.
Ende nuk ka një raport për shkakun e zjarrit por mendohet ndonjë shkëndijë elektrike nga saldatriçja, që mund të ketë ndezur lëndën përzjerëse të bojës së vajit që siç e quajnë diluent.