Shënohet aksidenti i parë në aksin Kardhiq-Delvinë, të inaguruar vetëm katër ditë më parë.

Në aksident është përfshirë një kamion me targa të Tiranës, që siç dallohet në foto, është përplasur me një prej tabelave sinjalizuese që ndodhet mbi rrugë.

Mesa duket, kamioni i ngarkuar me konteiner ka shpërfillur tabelën që paralajmëron se lartësia e lejuar për të kaluar në këtë aks është 4.8 metra, duke shkaktuar aksidentin, fatmirësisht pa persona të lënduar.

Bllokimi i rrugës për shkak të aksidentit ka shkaktuar edhe rradhë te automjetet e nisura drejt bregdetit.