Kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës është bllokuar, duke krijuar rradhë kilometrike trafiku.

Qindra automjete të transportit prej 4 orësh janë në pritje në kufi pasi po presin përpunimin e të dhënave, duke krijuar në këtë mënyrë radhë kilometrike kamionësh.

Shoferët e mjeteve deklarojnë se radhët janë krijuar për shkak të mbarimit të afatit të kontratës në terminal, ndërsa një pjesë e tyre nuk kanë informacion se pse është kjo gjendje.

Kontrata në terminalin e Prizrenit ka skaduar ditën e djeshme për mallrat që hynë nga Shqipëria, duke sjellë radhë të gjata në kufi.