Vetura e parë shqiptare u prezantua dje në ekspozitën TREDITECH, në Torino, Itali.

Makina e re “Illyrian Pure Sport” ka një motor 6.2 litërsh LT2 V8 me 840 kuaj/fuqi.

Shpejtësia maksimale pritet të arrijë në 375 kilometra në orë.

Ndërsa, çmimi i saj do të fillojë nga 1.2 milion euro deri në 1.7 milion euro – në bazë të specifikave.

“Illyrian TSX” nga “Arrera” konsiderohet automjeti i parë shqiptar i realizuar nga Qëndrim Thaçi, nga komuna e Drenasit, i cili është rritur në Itali.

Thaçi, themelues i “Arrera Automobil”, është gati që ta promovojë projektin madhor në mbarë globin.

“Illyrian Pure Sport do të jetë automobili i parë me standarde ndërkombëtare që do të prodhohet në Shqipëri.

Kjo veturë pritet të jetë një rivale e fortë të “Lamborghini Aventador” apo “Ferrari 812 Superfast”.

Kjo veturë  ngjan me “Porsche 9RE”, por ka pjesë edhe nga markat italiane.

FOTOT: I riu prezanton veturën e parë shqiptare “Illyrian

FOTOT: I riu prezanton veturën e parë shqiptare “Illyrian

FOTOT: I riu prezanton veturën e parë shqiptare “Illyrian